-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrezik për qytetarët! AKU mbron 6 firmat që shisnin vezë dhe mish të skaduar

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se në Korçë ka zbuluar dhe goditur gjashtë raste të abuzimit me produktet e mishit dhe vezëve. AKU njofton se ka vendosur gjobat, por i ka marrë në mbrojtje subjektet duke mos i treguar emrat e tyre. Kush janë shkelësit? AKU nuk i tregon emrat e firmave apo pronarët me emër dhe mbiemër që janë kthyer në rrezik për qytetarët.

“Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të  tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës  dhe të vezëve, ka konstatuar disa  subjekte në cenim të sigurisë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit.

Nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe u bllokua sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se do të vijojë me monitorime dhe kontrolle në të gjthë vendin në zbatim të ligjit për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit” njofton AKU.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit