Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me krerët e PD-së theksoi se do vazhdojnë protestat masive deri në ulje të çmimeve.
Berisha tha se së bashku me protestuesit do të bllokojnë rrugë, porte dhe aeroporte.
“Ne përgatitemi për të mbushur rrugët dhe sheshet dhe për t’u përballur me këtë qeveri e cila kalon nga skandali në skandal, nga e keqja në të keqe”, deklaroi ai.
Fjala e Berishës
Doli ministria e Jashtme që bëri përgënjeshtrimin dhe u ripërgënjeshtrua, sepse ky nuk mendon për qytetarët, se ato viza çfarë rëndësie jetike kanë për qytetarët.
Ky mendon për trafikantët për klanet e tij që do të ju japë pasaportën e florinjtë. Dhe për shkak të kësaj pasaporte, shqiptarët të humbasin viza. Kjo është bërë shumë e mprehtë. Ata të thonë një herë, dy herë, tre herë që kjo na dëmton. Ata kanë nisur procedurën për Maltën që e kanë vend anëtar. Po pse duhet ta tolerojnë Shqipërinë që nuk e kanë fare anëtar. Sepse ky nuk mendon për qytetarët, sepse pas tregut të bukës, para vitit 2010, tregu i dytë më i rëndësishëm ishte ai i vizave. Qindra milionë shpenzonin për viza dhe do të ua rikthejë
Është nafta. Opozita duhet të bllokojë rrugë, porte, aeroporte dhe ky ose do të ulë çmimin e naftës, do të përgjysmojë taksën, ose këtu nuk mund të ketë më, nuk mund të shndërrohet nafta në një kamxhik për qytetarët shqiptarë.
Pse? Sepse është e bërë nga qeveria. Asnjë qeveri në botë nuk taton naftën 1.2 euro. Kaq e shesin në Uashington naftën, duke marrë dhe taksën e akcizën. Ndaj dhe ne duhet të përpunojmë format më kreative të protestës.
Jemi në betejë me një armik të egër të votës, financave të shqiptarëve. Ky duhet të marrë përgjigje nga ne. Përkundrazi, ky është shkëputur nga ky realitet dhe u servir shqiptarëve nga mëngjesi deri në darkë çdo mashtrim dhe beson se ata e besojnë dhe i detyron të marrin gomonet. I ka shndërruar në një komb gomonesh si në 1990-91.
Absolutisht ne do të protestojmë me të gjithë forcën tonë dhe ajo është protestë e jona, jo vetëm e biznesit të vogël, sepse janë me dhjetëra mijëra njerëz që humbasin vendet e punës dhe ky fërkon duart sepse këta ikin nga Shqipëria.
Ka bërë taksën e re gati për ta vendosur në 1 janar. Nuk mund ta lëmë një njeri si ky që mund të bëjë çtë dojë me shqiptarët. Do të dalim, të vijë të matet me ne në rrugë, sheshe dhe kjo do të ketë një përballje të fortë. U vendos profesioneve të lira taksën 23%. U thotë ikni, mjekë, çfarë janë profesione të lira të ikin nga Shqipëria.
Por ne kush të na shërbejë. Le që është një shkatërrim total i shoqërisë pasi janë shtresa e mesme, shtresa që e stabilizon shoqërinë në një demokraci. Duhet ta ndalim. Ndaj dhe të jemi të përgatitur për një betejë.
Këtu kemi kryetarin e ri të forumit, kryetarët e rinj të forumeve. Në ballë të kësaj beteje do të jenë të rinjtë, por do të jemi të gjithë.