-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është 32-vjeçari që vdiq në duart e policisë në Tiranë

Kryesoret

“5pyetjet.al” publikon foton e 32-vjeçar Lear Kurti që ndërroi jetë mbrëmë në duart e policisë në Tiranë. Rrethanat që vdiq janë ende mister.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore thotë se mbrëmë rreth orës 23:07 minuta në rrugën “Riza Cuka” iu kërkua të ndalonte, por iku me vrap. Po sipas njoftimit, policia e ndoqi dhe e kapi në “Don Bosko”. Këtu më pas fillon misteri i madh.

AMP thekson se “gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë”.

Policia fajëson ambulancën për vonesën, por nuk sqaron se përse nuk e çoi vetë direkt në komisariat ku shfaqi probleme, por e futi në qeli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit