Një i ri vdiq në duart e policisë në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Viktima është Laer Kurti 32-vjeç. Agjencia e Mbikqyrjes policore nxori një njoftim për mediat në faqen e Facebook-ut dhe asgjë më shumë.
Në informacionet që jep, ia hedh fajin ambulancës për vonesën dhe ka kontradikta. Sipas njoftimit i riu vdiq në spital, por dyshimet janë të forta se ka ndërruar jetë përpara se të dërgohej te “Trauma”.
Megjithatë, pavarësisht se hetimin në dorë e ka marrë AMP dhe prokuroria, vetë policia nuk ka bërë asnjë njoftim për rastin.
Cdo ditë, policia e shtetit nxjerr cdo lloj njoftimi të rëndomtë për procedime, shoqërime dhe arrestime, ndërsa për rastin në fjalë ka vetëm heshtje.
Nuk po presim që të japë versione sepse roli i policisë po hetohet, por një i ri i vdiq në duar dhe mungon thjeshtë edhe një ngushëllim për familjen e të ndjerit.









