-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet bazë lufte dhe bomba në Elbasan, kush do të vritej? Flet drejtori

Kryesoret

Zbulohet një bazë armatimesh në Elbasan. Drejtori i policisë së Elbasanit, Ardian Çipa tha se janë arrestuar dy persona për bazën e armatimeve, mina dhe armë zjarri.

Çipa tha se armët do të përdoreshin për ekzekutime, por nuk dha detaje të tjera duke u rezervuar për shkak të hetimit.

U gjet dhe sekuestrua në një banesë arsenal armësh zjarri, disa me silenciator, gati për veprim. U arrestua Kuis Gaxhi, i dënuar për drogë në Belgjikë.

U arrestua edhe Rigers Spahiu 37-vjeç. Dyshohet si lidhje me Gaxhin dhe përkrahje e autorit. Në momentin e gjetjes, RENA çaktivizoi minat.

Ka indicie se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë” tha ai.

Në banesën e Luis Gaxhit, u gjetën:

•    4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
•    3 pistoleta me silenciatorë;
•    2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
•    Kapsolla detonatore; 
•    Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”; 
•    4 aparate celulare;
•    Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Si rezulatat i hetimeve paraprake dhe dyshimeve të bazuara në prova, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Luis Gaxhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë; 

-Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit