Lear Kurti, 32-vjeçari që ndërroi jetë mbrëmjen e të mërkurës në duart e policisë, rezultoi që kishte vdekur si pasojë e gëlltitjes së një qeseje me drogë.
Sipas prokurorisë, qesja që ishte gjetur në stomak nga ekspertiza mjekoligjore dyshohet se i ka shkaktuar hemorragji dhe i ka marrë jetën.
“Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.
Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes,” ka njoftuar prokuroria.
Edhe pse duket si ndonjë skenar filmi, ku anëtari i ndonjë bande është i gatshëm të rrezikojë për të shpëtuar dërgesën, kjo jo vetëm që ishte reale, por ndodhi në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit atë të Don Boskos.
Por pse versioni i ngritur nga prokuroria nuk e bind opinionin publik?
Në fakt ka dy arsye, së pari vetëm në dy vitet e fundit kanë ndodhur një sërë vrasjesh e vetëvrasje në duart e uniformave blu dhe kjo ka ulur sigurinë dhe besueshmërinë e këtyre të fundit.
Por rastin e dytë po ju paraqesim një shembull, një burrë gëlltiti 1 kilogram kokainë në aeroportin e Mançesterit. Ai u kap dhe gjatë ekzaminimit rezultoi se kishte gëlltitur 79 qese me kokainë, pati vetëm dhimbje barku.
Lajmi u bë i ditur nga media ndërkombëtare.