-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Uniformat blu u njollosën me gjakun e të rinjve, saga e vrasjeve që tronditi sigurinë tek “shteti”

Kryesoret

Leart Kurti, vetëm 32 vjeç, ndërroi jetë në duart e policisë një natë më parë. Ky nuk është i vetmi rast ku uniforma e policëve njolloset me gjak.

Rasti i ndodhur një ditë më parë ka sjellë në kujtesën e gjithë shqiptarëve, Klodian Rashën, i riu që u qëllua nga një polic teksa dyshohej se kishte shkelur orarin e karantinimit.

Rreth orës 01:45 të datës 8 dhjetor 2020, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, një patrullë policie përpiqet të ndalojë një të ri 25 vjeçar, pasi po kryente veprime të dyshimta si dhe kishte shkelur Aktin Normativ për ndalimin e lëvizjes pas orës 22:00 për shkak të pandemisë së COVID-19. I riu, Klodian Rasha, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua me vrap. Polcia u vu në ndjekje të tij dhe më pas në një moment oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj e qëlloi të riun me dy plumba, një në shpatull dhe një në kokë, duke e plagosur rëndë. Klodiani më pas ndërroi jetë në spital.

Protesta të shumta plasën në vend dhe si për pasojë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u detyrua të dorëhiqejë, por kjo nuk u bë një shembull për vetë uniformat blu.

Protesta pati dhe për vdekjen e Enea Ftojit, i cili dha jetë brenda komisariati të policisë së Korçës. Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve dhe vetëm 27 vjeç, vdiq në qelitë e Policisë së Korçës. Familjarët e tij thanë se policia e rrahu deri në vdekje. Aso kohe Fatmir Xhafa, i cili u dorëhoq për rastin e Klodian Rashës, nuk reagoi dhe e kaloi situatën në heshtje.

Kaloi vetëm një vit nga rasti i Rashës që tërhoqi tronditi opinionin publik, ku një tjetër polic shfrytëzoi uniformën blu dhe armën e shërbimit për të zgjidhur konfliktin personal.

Arbër Sula, polici pas një konflikti për radhën brenda një marketi qëlloi me një plumb në zemër 29-vjeçarin Jurgen Duka.

Pas kësaj ngjarjeje, një shkundje pësoi dhe burgu i Kavajës. Ilvi Meta, vetëm 31 vjeç, u raportua si i vetëvarur në komisariatin e Kavajës, por gishti i familjarëve të tij u drejtua nga gardianët. Lidhësja e bluzës që dyshohet se ishte përdorur në ngjarje e rëndë, nuk ishte një provë e mjaftueshme për këta të fundit.

Komisariatet filluan të dukeshin jo si një vend për të vuajtur dënimin, por një vend që dënimi përcaktohej nga gardianët.

Arben Mici, pasi u arrestua u vendos në paraburgimin e komisariatit të Kamzës. Mici vdiq teksa komisariati u përfshi nga flakët si gabim i oficerëve, të cilët e kishin lejuar të hynte në qeli me çakmak.

Ai i vuri zjarrin dyshekut dhe më pas shkoi në banjë, ku dhe u gjet i pajetë. Shpresa e tij ishte që efektivët të hutoheshin nga tymi e të arratisej.

Çakmaku iu gjet në xhep bashkë me cigaret. Por vëmendjen policëve ua kishte marrë diçka tjetër, ndeshja Spanjë-Shqipëri. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit