-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditje dhe kaos! Truss jep dorëheqjen pas 44 ditësh

Kryesoret

Kryeministrja e Britanisë Liz Truss dha dorëheqjen në mënyrë dramatike sot, pas vetëm 44 ditësh në detyrë.

Kjo ishte qeveria e shkurtër në historinë moderne politike britanike. Ajo pranoi dështimin brenda radhëve të partisë së saj pas kaosit që krijoi me nismën për taksat.

Ajo u shpreh se kishte informuar Mbretin për vendimin e saj. “Unë nuk mund ta mbaj mandatin… Do të qëndroj si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës” tha ajo.

Por cfarë ndodhi?

Dje Truss tha se ishte një luftëtare. Por niveli i kaosit në qeveri, Parlament dhe Partinë Konservatore e çoi Truss në një pikë ku ajo e dinte se nuk mund të vazhdonte.

Ajo që ndodh tani është qarkullimi më i shpejtë i pushtetit që kemi parë në kohët moderne.

Ky është një ndryshim rrufe. Pyetja është nëse Partia Konservatore mund të bashkohet rreth një lideri të ri dhe nëse mund të shmangë zgjedhjet e përgjithshme.

Në tetor do të kemi kryeministrin e tretë britanik brenda vitit. Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer ka kërkuar zgjedhje të përgjithshme.

Kjo është një situatë e paprecedentë dhe një mandat i shkurtër i paprecedentë si kryeministër dhe një krizë e paprecedentë në politikën britanike.

Problemet filluan kur kancelari i saj i parë, Kwasi Këarteng, tronditi tregjet financiare me mini-buxhetin e tij më 23 shtator.

Që atëherë, shqetësimi i konservatorëve është shndërruar në zemërim të gjerë brenda partisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit