-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanceri i gjirit tendencë në rritje në Shqipëri, vdekshmëria në ulje

Kryesoret

Në Shqipëri kanceri i gjirit ka një tendencë në rritje. Gjatë viteve të fundit, rastet e prekura janë rritur me 6% ndërsa vdekshmëria shënon ulje të lehtë. Ai është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe i dyti në popullatën e përgjithshme në vend.

Autoritetet thonë se kanë shtuar kapacitetet diagnostikuese dhe se në 6 spitale rajonale që prej vitit 2017 ofrohet dhe trajtimi me kimioterapi. Fokusi mbetet në zgjerimin e hartës së trajtimit si dhe në shtimin e mjekëve specialistë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Mimoza Picari bisedoi me disa gra të prekura nga kanceri i gjirit, mjekë, dhe ministren e shëndetësisë dhe përgatiti materialin në vazhdim.

Në Shqipëri, autoritetet zyrtare dhe grupe shoqërore me ndikim në publik po shtojnë përpjekjet, që për kancerin e gjirit të punohet gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në tetor, që është shpallur si muaji i ndërgjegjësimit në gjithë botën.

Ai është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe i dyti më i shpeshtë në popullatën e përgjithshme në Shqipëri.

Ekspertët thonë se mund të haset në çdo moshë, por se në shumicën dërrmuese prek gratë mbi 50 vjeç.

Në të gjithë botën sipas autoriteteve shëndetësore rastet me kancer gjiri janë rritur vitet e fundit. Kjo tendencë vihet re dhe në Shqipëri, ku që prej vitit 2015 janë rritur me 9%, nga 653 në 714 raste, por nga ana tjetër, vdekshmëria është ulur lehtë me 2% dhe shifrat mbeten thuajse të njëjta.

Prej disa vitesh rreth 230 gra, ose afërsisht një e treta e atyre që diagnostikohen me kancer gjiri, humbin jetën çdo vit. Për autoritetet shëndetësore kjo qëndrueshmëri lidhet me diagnostikimin e hershëm dhe përparimin mjekësor në trajtim.

/VOA/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit