-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkak elektriciteti, merr flakë banesa në Korçë

Kryesoret

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, e cila më pas ka bërë që zjarri të përhapet në të gjithë banesën.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht, familja që banon në banesë ka mundur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu, forcat e policisë janë të pranishme në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Raportohet se flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin më rrezik për banesat përreth.

zjarr banese korce (1)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit