Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti në seancën e sotme parlamentare ka akuzuar qeverinë se e ka shkaktuar me vetëdashje krizën, pasi sipas saj kështu e kanë më të thjeshtë të kontrollojnë qytetarët.
“Jo më larg se dje krye deklaroi se do të vendoste një VKM për drutë. Çfarë do të bëjë kjo VKM? Kam gati dy muaj që kërkoj përgjigje për ngrohjen. Ku janë drutë që janë planifikuar për Korçën?
Jemi një vit që propozojmë uljen e çmimeve të shportës bazë. Ju nuk po bëni asgjë për të frenuar krizën. Doni që ta shkaktoni me vetëdashje këtë krizë. Pasi kështu e kanë më të lehtë të kontrolloni qytetarët. Edhe pse jemi një vend që kemi mundësi të prodhojmë vet, ne importojmë dhe do vazhdojmë të importojmë për sa kohë të jeni ju në pushtet. Ne shesin Energjinë elektrike shumë herë më lirë sesa importojmë” tha Koti.