-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në ndjekje nga policia, i riu dyshohet se pësoi atak kardiak

Kryesoret

Patrulla e policisë e cila ndoqi 32-vjecarin Laer Kurti mbrëmjen e kaluar, është marrë në pyetje.

Dyshohet se i riu ka pësuar atak kardiak ose epilepsi sipas policisë.

Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se efektivët e kanë ndjekur të riun që ka tentuar të shpëtojë prej tyre dhe pasi është kapur në zonën e Don Boskos, e kanë shoqëruar në Komisariat, ku ai dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.

“Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.” thekson AMP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit