-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Ramë dakord me Ramën, do të hapim komplet dosjet e sigurimit

Kryesoret

Sot Kuvendi pritet që të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre. Të hënën në Komisionin e Ligjeve duket se konsensusi midis palëve u prish, për shkak se deputetët socialistë pranuan pjesërisht propozimet e Grupit Parlamentar të PD.

Pasi u ra dakord me propozimin e PD për deklasifikimin e plotë të dosjeve të ish sigurimit të shtetit, demokratët këmbëngulën tek hapja e plotë e dosjeve dhe aksesi i qytetarëve tek to, por kjo u refuzua nga socialistët.

Mirëpo, PD njofton sot se nuk hoqi dorë dhe e ka paraqitur në seancë plenare amendamentin që nuk u aprovua në Komisionin e Ligjeve.

“Pas diskutimeve duket që socialistët janë tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kanë pranuar hapjen e plotë të dosjeve. Palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të sotme, duke përfshirë të plotë propozimet respektive të palëve.

Amendamenti i dakordësuar për hapjen e plotë të dosjeve është si më poshtë: “Çdo person  gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj  një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve.

Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i  nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjestim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë” mbyllet njoftimi i PD-së, grupit të Enkelejd Alibeajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit