Protesta vazhdon. Pedagogët zhvilluan sot tubimin e radhës në Tiranë duke bërë rezistencë për kërkesat e tyre, kryesorja rritja e pagës me 50%, prej së cilës 30% me cdo kusht këtë vit, ndërsa qeveria ua rriti vetëm 7%.
Protesta kombëtare u zhvillua për gati 1 orë e 30 minuta duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar që të plotësojë kërkesat e tyre.
Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi deklaroi se protesta çdo ditë para Politeknikut, ndërsa në rrethe para universiteteve përkatëse.
Pedagogët deklaruan se protesta do të vijojë pa afat edhe në ditët në vazhdim duke bojkotuar mësimin. Ky ka qene vendimi qe morën sot ne protestën e tyre stafi akademik i universiteteve publike ne vend.