-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertiza/ Mediat: I riu që vdiq në duart e policisë gëlltiti qesen me drogë

Kryesoret

Lear Kurti, 32-vjeçari i cili gjeti vdekjen gjatë natës pas shoqërimit nga policia në Tiranë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së kokainës.

Klan News dhe Report Tv raportojnë se nga ekspertiza paraprake rezulton se në stomakun e të riut është gjetur një përmbajtje plastike, ku dyshohet se kishte lëndë narkotike, kokainë.

Dyshohet se qesen e kokainës ai e ka gëlltitur për të mos ia kapur policia.

Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lendes plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.

Zyrtarisht ende nuk ka asnjë përgjigje nga policia, AMP, mjekësia ligjore apo prokuroria mbi rastin tragjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit