-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku për hapjen e dosjeve: Hetues e dhunues të pashpirt brenda burgjeve, sot japin intervista!

Kryesoret

Deputetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend foli për hapjen e dosjeve. Tabaku u shpreh se Shqipëria duhet të mësojë të vërtetën dhe të pastrojë veten e saj nga dosjet.

“Për tre dekada me radhë shoqëria jonë ka lënguar nga një katarsisi i pandodhur. Me trishtim them që ne nuk mundëm dot ti japim mësim të djeshmes. Hetues me nam e dhunues të pashpirt brenda burgjeve, sot japin intervista , e nuk i është prekur asnjë fije floku me gjithë bëmat e turpshme dhe kriminale. Me të gjitha këto pse vallë do të ndodhë hataja sociale. Drejtësi sociale më në fund.’, THA Tabaku.

Deputetja demokratike vijoi duke shtuar se: ‘Makineria kriminale e Sigurimit të Shtetit është krijesë që ai regjim ideoi për të patronazhuar jetën e secilit. Në skedat e tyre futej çdo shqiptar. Krijesa kriminale e Sigurimit  të Shtetit, këtë kishim”, thënë Tabaku, duke shtuar: “Hapja është një proces, e çdokush ka të drejtë të shohë veten në pasqyrë. Shoqëria jonë është vend ku askush nuk është dënuar për krimet e komunizmit”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit