Lear Kurti 32-vjeç ndërroi jetë në duart e policisë pas shoqërimit në komisariatin e Policisë nr.3 në Tiranë. Shkaku i vdekjes së të riut është ende i paqartë. Historia e jetës së Learit është e trishtë.
Në dëshminë që ka dhënë për TCH, babai i Lear Kurtit, Artur Isai tregon se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues.
Arturi tregon se e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyert e morgut për t’i parë trupin.
Ngjarja e rëndë, ndodhur sot pak pas mesnate në Tiranë, ku 32 vjecari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia, vijon të jetë e mbushur me mister.