Kreu i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat është shprehur se policia po gënjen për vdekjen e Laer Kurtit.
Berisha tha se policia e ka ndjek dhe e ka futur me dhunë në makinë. Po gënjen njëlloj siç bëri për Klodian Rashën. Dora kriminale i mori shpirtin atij njeriu.
Ndër të tjera Berisha theksoi se mbështet protestën e pedagogëve, ndërsa nuk konkretizoi një datë për protestat e PD-së.
“Policia gënjen siç tha për Klodian Rashën. E kanë ndjek e kanë futur në makinë, në komisariat e kanë sjell pa ndjenja ose të vdekur. Nuk e e kanë dërguar në spital. De facto e kanë dërguar në morg. Dora kriminale i mori shpirtin atij njeriu. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen fuqishëm në një protestë të madhe, të protestojnë kundër kësaj vrasje mizore, kundër kësaj vrasje me torturë, e kanë vdekur në makinën e policisë. Kërkesat e pedagogëve janë të drejta. Ende nuk kemi një datë konkrete se kur do të fillojnë protestat nga PD”, tha Berisha.