Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka shkuar për ngushëllim familjes së Lear Kurtit, pasi ky i fundit ndërroi jetë në duart e policisë.
Sipas Berishës rezultati e autopsisë është një makabër që po përdoret për të fshehur gjurmët e krimit. Prokuria ka thënë se në stomakun e të riut u gjet një qese, ambalazh droge duke lënë të kuptohet se ky ishte shkaku i vdekjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën “Don Bosko”.