Zbardhen detaje të reja nga operacioni në portin e Durrësit ku u zbuluan dhe u sekuestruan qindra mijëra euro në një autobus.
Autobusi që erdhi përmes tragetit të linjës Bari-Durrës në momentin që kaloi në skaner u konstatua dhe u bllokua.
Operacioni po zhvillohet nga Policia dhe Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me palën italiane. Shifra e shumës zyrtare që është sekuestruar ende nuk dihet, por flitet se është mbi 500 mijë euro.
Shuma ishte fshehur në tavanin e autobusit në pjesën e kondicionerit. Gjithçka u zbulua nga skaneri, në vijën e dytë të kontrollit.
Shoferi i autobusit Elidon Çela u ndalua. Për momentin policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar.