-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aneksimi i Krimesë, Praga liron rusin e përfshirë

Kryesoret

Një gjykatë në Pragë ka shpallur të pafajshëm një shtetas rus i cili u akuzua për pjesëmarrje në aneksimin e paligjshëm të gadishullit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Gjykata e qytetit të Pragës vendosi më 20 tetor se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Aleksandr Franchettit në organizimin e një grupi kriminal dhe burgosjen e paligjshme të 11 banorëve pro-ukrainas të Krimesë gjatë aneksimit të gadishullit.

Franchetti do të qëndrojë në paraburgim sepse vendimi i gjykatës u apelua nga prokurorët.

Franchetti u arrestua në shtator të vitit të kaluar me kërkesë të Ukrainës. Kievi e akuzon atë se ka qenë pjesëmarrës aktiv në ngjarjet në Krime në vitin 2014 duke iu bashkuar formacioneve paraushtarake të quajtura “Era e Veriut” dhe “Vetëmbrojtja e Krimesë”. Të dy grupet ndihmuan në kapjen e linjave të energjisë dhe tubacioneve të gazit gjatë aneksimit.

Raportimet e mediave çeke thanë më herët se Franchetti-t iu dha qëndrimi i përhershëm në Republikën Çeke në vitin 2000 dhe ka punuar në vend si trajner palestre./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit