-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deja vu? Bari-Durrës, po këtë herë paralajmëroi njeri për eurot që po vinin me autobus?

Kryesoret

Një autobus me rreth 500 mijë euro u kap këtë të premte në portin e Durrës nga skaneri:
Paratë ishin të fshehura në çanta në tavanin e mjetit që vinte nga Bari.

Duket si një “Deja vu”, pasi një rast i ngjashëm ndodhi në 24 qershor të 2018, njihet si rasti i “Toyota Yaris”. Po ku ngjajnë këto dy shkelje flagrante me mijëra euro në mes?

Mbrëmjen e 24 qershorit, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karotrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera.

Pra në të dyja rastet ngarkesa vjen nga Bari. Një rastësi? Këto do ta tregojnë provat e mëtejshme.

Në pranga ka rënë shoferi i kamionit Agim Çeku, ashtu siç edhe në këtë rast, Elidin Çela shoferit të autobusit iu vunë prangat direkt.

Aso, gjatë seancës parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri publik faktin se një automjet i tipit “Toyota Yaris” po vjen nga Gjermania e ngarkuar me 1,5 milionë euro. Basha akuzoi kreu e grupit parlamentar socialist Taulant Balla se kishte garantuar kalimin e parave të drogës së një prej bandave më aktive të Elbasanit.

Për këtë çështje ish-kreu i PD-së, Basha u mor në pyetje dhe nga prokurorët belg, për informacionin që kishte si dhe ai u akuzua nga paraardhësi i tij, Berisha se ende kishte një dosje të hapur për këtë çështje.

Prokurorët belg deklaruan se bandat shqiptare pastrojnë paratë në Shqipëri, ndërsa mësohet se një grup kriminal i trafikut të drogës është në qendër të hetimeve, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë.

Por këtë herë nuk kishte asnjë paralajmërim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit