Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë, ku një i ri është gjetur i pajetë. Viktima është Indrit Ndoji.
Ai është gjetur nga familja në një kanal pranë shtëpisë në lagjen “Bakishe Visha” mëngjesin e sotëm.

Dyshimet e para janë se mund të jetë vrarë diku tjetër dhe të jetë hedhur pranë shtëpisë. “5pyetjet.al” publikon pamjet nga vendi ku u gjet i pajetë.
Familjarët u shprehën se e gjetën trupin e pajetë duke shkuar për në punë. Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.
I riu ka qenë arrestuar një vit më parë për trafik emigrantësh.