-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosjet u hapën, lëvizja e dytë e PS: Saliut dhe Metës t’u ndalohet të jenë kryetar partie

Kryesoret

Vetëm pak orë pas miratimit të ligjit për hapjen totale të dosje, PS ka bërë lëvizjen e dytë. Ditën e sotme kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla dorëzoi sot në Kuvend dy nisma të reja. E para në ligjin për partitë politike dhe e dyta për ndryshimet në dekriminalizimin.

Por çfarë synojnë këto nisma? Taulant Balla sqaroi se kjo ka të bëjë me faktin që bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit por edhe të favorizuarit nga regjimi nuk do të lejohen me ligj në krye të partive politike.

“Të mos i lejojmë të jenë as kryetar partish, as kryetar kuvendi dhe as Presidencë, duhet të bëjmë këtë ligjin. A ka qenë Sali Berisha person i favorizuar? Si mendoni ju kush mund të hipte në varkën e Enver Hoxhës? Berisha është komunisti i shndërruar në anti-komunist që punon ende për regjimin komunist” tha Balla.

Për miratimin e ndryshimeve, PS pritet që të ketë edhe votat e grupit të Enkelejd Alibeajt, pasi mbrëmë shumica i dha votat për nismën e hapjes së dosjeve.

Amendamentet e PS

“Neni 3/1

Ndalimi për kandidim dhe ushtrimin e funksioneve të larta publike për efekt të ligjit nr.45/2015

Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo denoncues që figurojnë në dokumentat e ish-sigurimit të shtetit.

Personat, për të cilët Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit provon se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo denoncues që figurojnë në dokumentat e ish-sigurimit të shtetit, nuk mund të emërohen apo zgjidhen në funksionet publike si më poshtë:

në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj;

gjyqtarë ose prokurorë;

në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të;

ç)         në postin e prefektit;

funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj:

dh) në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative;

në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil;

ë)        në Policinë e Shtetit;

ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe

në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në maxhorancë ose administrohen nga shteti.

Amendamenti në ligjin e partive politike

“Neni 26/1

Në rastet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar” i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi.

Në rast se me kalimin e afatit dy mujor, partia politike nuk ka zbatuar procedurat statutore për zëvendësimin e kryetarit, ose, sipas rastit, nuk ka zgjedhur kryetarin e ri, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së partisë politike, në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji.

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrohet në regjistrin e partive politike. Kërkesa paraqitet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Gjykata vendos për pranimin e kërkesës, shpërndan partinë poltike dhe e ç’regjistron atë në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit