Elidon Çela u arrestua sot në portin e Durrësit pasi në autobusin që po kthehej në traget nga Italia u gjet një shumë rreth 500 mijë euro, ende e pakonfirmuar zyrtarisht.
“5pyetjet.al” publikon foton e qeseve me euro, me prerje 50-çe dhe 100-çe që u zbuluan dhe u sekuestruan në Durrës.
Çela është shofer dhe pronar i autobusit të linjës “BUON AVENTURA”. Me zyrë në Lushnje, firma e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve u themelua në vitin 2011.
Autobusi në momentin që kaloi në skaner u konstatua dhe u bllokua. Operacioni po zhvillohet nga Policia dhe Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me palën italiane.
Shuma ishte fshehur në tavanin e autobusit në pjesën e kondicionerit. Shoferi i autobusit Elidon Çela u ndalua. Për momentin policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar.