Lear Kurti humbi jetën në duart e policisë pasi u arrestua në “Don Bosko”. Dy efektivë policie u pezulluan.
Kjo lëvizje u fsheh në njoftimin zyrtar, pasi theksohej se efektivët nuk kishin asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi. Por në krahun tjetër pezulluan dy efektivët që e shoqëruan.
Ndërkohë ditën e sotme disa media shkruajnë se sipas mjekësisë ligjore shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak i shkaktuar nga overdoza, pasi gëlltiti qese me kokainë.
“I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj.
Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine.
Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza” shkruan Report Tv. Por zyrtarisht nga institucionet ende ka vetëm heshtje dhe asnjë informacion.