Socialistët dhe grupi i Enkelejd Alibeajt miratuan mbrëmë në Kuvend hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Nisma socialiste erdhi me shënjestër Ilir Metën.
Këtë Edi Rama e tha mbrëmë troç në Kuvend. Por për kryetarin e Partisë së Lirisë, kjo është një nismë për të shmangur vëmendjen nga kriza.
“Për ligjin që kanë bërë këta mbrëmë, ajo dihet, u mbars mali dhe polli një mi, thotë populli. U mbars mali me një e-mail me anonim dhe polli një mi në mes të natës, më kanë thënë, se unë kam qenë në një festë familjare.
Meqë nuk i dalin ato dy breshkat uroj që ta ndikojë mi me frymëmarrjen. Unë jam cdo ditë në terren dhe jam i sigurt që rezultati i PL-së do të jetë spektakolar.
Rama kërkon që të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Ai bëri një autogol që do i kushtojë shumë me atë e-mailin anonim që shpiku” tha Meta.