Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari është shënuar në orët e para të mëngjesit.
Pranë “Pallatit me Shigjeta”, shtetasi me iniciale L.D 24 vjeç, ka përplasur 33-vjeçarin me motor duke e lënë të vdekur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.