Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në Fushë Krujë në lagjen “Bakishe Visha”. Viktima është Indrit Ndoj.
34-vjeçari sipas policisë ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në këmbë, por edhe dëmtime të vogla në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Sipas policisë kemi të bëjmë me një vrasje me armë zjarri. Por autori ende nuk dihet.
Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.
Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes