Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ditën e sotme në konferencën e kryetarëve ka prezantuar projekt-busxhetin për vitin 2023. Ibrahimaj tha se për vitin e ardhshëm parashikon gati 14 miliardë lekë, ose afro 120 milionë euro pagesa për koncesionet/PPP aktive me mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.
Ne 2022-n mbaruan tre kontrata, ajo e inineratorit të Elbasanit dhe të Fierit, të dyja nën hetim nga SPAK, dhe rimbursimi i rrugëve për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Devoll. Ndërkohë, incineratori i Tiranës do të vijojë të marrë pagesa nga buxheti, prej gati 4 miliardë lekë, apo 34 milionë euro për periudhën 2023-2025.
Ndërtimi dhe operimi i “Rrugës së Arbrit” merr dhe pjesën më të madhe të pagesave në 2023-n, me 3 miliardë lekë, ose 22% të totalit.
Koncesionet e shëndetësisë marrin në total 5.2 miliardë lekë, ose gati 40% të totalit në 2023-n. Numri i tyre ka arritur në 4, pas fillimit nga puna të atij të laboratorëve. Sterilizimi parashikohet të paguhet me 1.75 miliardë lekë, ose 13% të totalit; laboratorët me 1.7 miliardë lekë (13% të totalit) dhe check up dhe dializa me përkatësisht 876 dhe 875 milionë lekë.