Në konferencën e përjavshme për mediat kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se së shpejti do të caktohet data e nisjes së protestave të opozitës.
“E dyta çështje është protesta, sot ka një takim të rëndësishëm me të gjithë kryetarët e degëve të rretheve. Takimi ka dy çështjes kryesore, primaret dhe protestën. Po shkojmë drejt përcaktimit të fillimit të ditës së fillimit të protestave.
Ky përcaktim do jetë i afërt. Do ua komunikojmë, strukturat do e bisedojnë dhe pastaj do keni vendimin përfundimtar. Situata është e padurueshme. Biznesi dhe shtresa e mesme pas zhytjes në mjerim të shtresës së varfër janë kurbanët e radhës të politikave të hajnisë dhe brutalitetit të qeverisë”, tha Berisha.