-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del VIDEO e plotë e Learit/ Nga momenti kur i kërkoi ID, te ndjekja këmba-këmbës e deri kur u shemb pa ndjenja në tokë

Kryesoret

Kanë dalë pamjet të reja mbi vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës

Më saktë itinerari i tij, nga momenti i bërjes me shenje nga ana e Patrullës për të ndaluar, deri kur bie pa ndjenja.

Siç shihet në pamje e siguruara nga emisioni “Review” në Euronews Albania, policia ka qenë duke patrulluar në rrugë. Ndërkohë më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë.

Më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’.

Ndërkohë më vonë, Vox News.al publikoi pamjet ekskluzive ku i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja. Ndërkohë, efektivët e Policisë mundohet ta ngrejnë me forcë.

Në atë gjendje që ndodhej Lear Kurti, uniformat blu nuk duhet ta kishin prekur fare me dorë. Dhe aq më keq t’i kishin vendosur prangat apo edhe ta shoqëronin në komisariat. Ashtu siç vepruan tre efektivë në fjalë.

Ata duhet të njoftonin ambulancë dhe të prisnin bluzat e bardha në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Spitali i Traumës përgënjeshtroi policinë, teksa tha se Kurti kishte mbërritur i vdekur aty.  Policia jo vetëm që nuk lajmëroi ambulancën, por e mori të riun dhe e çoi në komisariat. Ndërkohë, më pas e çuan të vdekur në spital.

Nëse efektivët do kishin vepruar si duhet, mjekët do kishin vepruar në momentin e duhur dhe Leari do shpëtonte.

Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se: mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, Kurti është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia./voxnews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit