-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Më mirë burgun’/ Historia e veçantë e rusit që sfidoi urdhrat e Putinit për të shkuar në luftë

Kryesoret

Në qytetin e Podporozhye, pesëqind milje larg Moskës, zyrtarët ushtarakë po mblidhen për të vendosur nëse Mikhail Ashichev duhet të mobilizohet dhe të dërgohet në Ukrainë.

Kjo mbledhje vjen pasi Mikhail refuzon të bëhet pjesë e ushtrisë ruse e të dërgohet në front, duke argumentuar se nuk mendon se ka kërcënim për Rusinë e për pasojë nuk ka arsye as që ai të luftojë.

“Unë nuk jam pacifist. Nëse një vend do të përpiqej të pushtonte atdheun tim, ose të kryente agresion kundër Rusisë, unë do të shkoja direkt në zyrën e regjistrimit ushtarak dhe do të regjistrohesha, pa pritur dokumentet e mia të thirrjes. Por në këtë rast të veçantë besoj se nuk ka kërcënim ushtarak për atdheun tim”, tha ai, raporton BBC.

Mikhail, 34 vjeç, është mekanik. Pavarësisht se Rusia po bëhet një shtet gjithnjë e më autoritar, në të cilin të drejtat civile dhe të njeriut janë kufizuar, Mikhail argumenton se Kushtetuta ruse i jep atij të drejtën të refuzojë të luftojë në Ukrainë duke argumentuar se një vendim të tillë e ka marrë i ndikuar nga ndërgjegjja e tij.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se që nga nënshkrimi i dekretit për mobilizimin e rezervistëve për ti dërguar në luftë në Ukrainë, më shumë se 220 mijë persona kanë dalë vullnetarë.

Edhe pse udhëheqësi i Kremlinit ka treguar se mobilizimi do të përfundojë së shpejti, Kremlini ka refuzuar të emërojë një datë specifike. Mikhail është i vendosur të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur pozicionin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit