-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erzeni ‘përmbyt’ Tiranën në “Elbasan Arena”, i rrëmben vendin e dytë bardhebluve

Kryesoret

Erzeni rikthehet të bëjë surpriza si në fillimin e kampionatit, teksa sonte në Elbasan Arena mundi 0-1 Tiranën. Në fillim ritmi do ishte mjaft i lartë, me të dyja skuadrat që provonin sa në njërin krah, në tjetrin. Në minutën e 12-të, Përgjoni preku topin me dorë në zonën e rrezikshme, me ekipin nga Shijaku që pretendoi penallti.

11-metërshi u akordua vetëm pas komunikimit me dhomën e VAR-it dhe goli erdhi pas një ekzekutimi perfekt të Kahrimanovic A. Bardheblutë nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe vazhduan me presionin konstant gjatë gjithë fraksionit të parë, por mbrojtja e Erzenit bëri rezistencë.

Pjesa e dytë nis mirë për kampionët e Shqipërisë, që gjejnë golin e barazimit me Xhixhën, por konsiderohet jashtë loje me VAR. Ky 3 pikësh bën që Erzenit të renditet në vendin e dytë me 15 pikë, po aq sa ka vendi i 3-të që mbahet nga Tirana.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit