-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Është shumë e rëndësishme që të mos ketë tensione

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha është shumë e rëndësishme që të mos ketë tensione, teksa afati për riregjistrimin e makinave është paraparë të përmbyllet më 31 tetor.

Këto komente ai i bëri pas u takua në Prishtinë më 22 tetor me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Shqetësimi jonë është që të mos kemi tensione apo dhunë në terren, kjo është shumë e rëndësishme sepse nuk është në interesin e Kosovës”, tha Lajçak.

I pyetur nëse kanë diskutuar për propozimin që afati për riregjistrimin e makinave të shtyhet për 10 muaj, Lajçak konfirmoi se kjo temë ka qenë pjesë e diskutimit me Kurtin.

“Kemi diskutuar çështjen e targave, por është vendimi i kryeministrit dhe nuk do të komentoj në emrin e tij”, tha ai.

Nga Zyra e kryeministrit Kurti thanë përmes një njoftimi se tema të diskutimeve kanë qenë elementet “e kornizës themelore të marrëveshjes” mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet aktuale.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajçak për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, u tha në njoftim.​

Qeveria e Kosovës nga 1 shtatori ka nisur procesin e konvertimit të targave që lëshohen nga Serbia, në ato RKS- Republika e Kosovës.

Por, interesimi i serbëve, ka qenë i vogël. I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së fundit në Kosovë këtë javë, deklaroi se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të shtyjë për 10 muaj procesin e riregjistrimit të targave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit