-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po bëhet gati ligji: Kush nuk punon tokën do të penalizohet

Kryesoret

Fokusi i ri i qeverisë do të jenë fermerët. Këtë herë jo për t’i ndihmuar, por për t’i penalizuar. Kryeministri Edi Rama i njoftoi vetë sot nga Fieri.

“Kemi ende toka të papunuara, por nuk duhet të falim asnjë metër tokë bujqësore dhe u kam kërkuar deputetëve të ulën me ju dhe të punojnë me ministrinë e Financave për të vënë një normë të re ligjore që kush nuk e punon tokën nuk mund ta lërë djerrë e të rrijë rehat.

E të thotë se dua ta mbaj djerrë e ta lë me plehra, këtë se lejon njeri. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra” tha ai.

Më pas u kërkoi bashkëpunim për tregjet e reja. “Kemi nevojë për një sistem të ri tregjesh që të jenë në dispozicionin tuaj. Kemi pesë të parët që janë projektuar, financuar.

Ashtu sikundër gjëja që në fund kryetarët e bashkive e kanë kuptuar pasi më ka vajtur goja mbrapa, bashkinë për të ndërtuar pika grumbullimi, aty ka nevojë pa ndenjur dhe të presim kur të vijë një sipërmarrës të ndërtojë.

Mes jush dhe bashkisë, keni nevojë për një pikë grumbullimi. Dihet të mblidheni të uleni me kryetarin e bashkisë, ju të vini një lek, kryetari i bashkisë të vendosë tre lekë dhe të organizoheni.

Dhe është e juaja përse duhet të presim. Kemi ende segmente rrugës në funksion të bujqësisë brenda përbrenda për të bërë”, tha më tej Rama.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit