Ish-presidenti Ilir Meta sot ishte në Kuçovë duke zhvilluar një takim që i ngjante karakterit elektoral edhe pse zgjedhjet janë ende larg.
Por ashtu si Sali Berisha dhe Edi Rama, edhe Ilir Meta ka zbritur në bazë për të takuar popullin.
Kryetari i Partisë së Lirisë, tha se ka ardhur ora për protesta dhe përballje finale me qeverinë Rama.
“Kapën Lulushin. Për poshtërsinë e Lulushit, opozita nuk ka asnjë këshilltar. Por nuk vazhdon pa fund ky teatër. Do të shtohen përsëri fondet për inceneratorët, patjetër sepse i kërkojnë ata që janë në kërkim.
Ndryshe ata flasin. Se po folën ata del pronari i vërtetë. Që e di e gjithë Shqipëria kush është. Prandaj shqiptarët janë të paduruar për protesta. Ka ardhur ora e përballjes finale dhe të vërtetë” tha ai.