Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Kinën, i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh, në fillim të nëntorit, konfirmoi kreu i qeverisë gjermane.
Vizita është planifikuar të bëhet dy javë para samitit të G20 në Bali të Indonezisë.
Në samit pritet të marrin pjesë edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe ai i SHBA Joe Biden. Nuk është ende e qartë nëse presidenti rus Vladimir Putin do të jetë i pranishëm.
Olaf Scholz ka të ngjarë të bëhet lideri i parë perëndimor që viziton Kinën që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.
Dy nga paraardhësit e Scholz (Angela Merkel, Gerhard Schroeder) kanë vizituar gjithashtu Kinën. Kancelari gjermane planifikon gjithashtu të vizitojë Vietnamin dhe Singaporin muajin e ardhshëm përpara samitit të G20.