-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz e konfirmon: Në nëntor do të vizitoj Kinën

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Kinën, i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh, në fillim të nëntorit, konfirmoi kreu i qeverisë gjermane.

Vizita është planifikuar të bëhet dy javë para samitit të G20 në Bali të Indonezisë.

Në samit pritet të marrin pjesë edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe ai i SHBA Joe Biden. Nuk është ende e qartë nëse presidenti rus Vladimir Putin do të jetë i pranishëm.

Olaf Scholz ka të ngjarë të bëhet lideri i parë perëndimor që viziton Kinën që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit. 

Dy nga paraardhësit e Scholz (Angela Merkel, Gerhard Schroeder) kanë vizituar gjithashtu Kinën. Kancelari gjermane planifikon gjithashtu të vizitojë Vietnamin dhe Singaporin muajin e ardhshëm përpara samitit të G20.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit