-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpresë për të riun, bëhen bashkë shqiptarët, mbledhin në kohë rekord 600 mijë euro

Kryesoret

 Miq dhe familjar të të riut Klevis Gjeluci, që kishte nevojë për ndërhyrje urgjente në Itali, kanë arritur të grumbullojnë shumën prej 600 mijë eurosh që i duheshin për kurim.

Nëpërmjet një donacioni, për 9 ditë është mbledhur shuma e nevojshme dhe 13 mijë e 700 shqiptarë, individë dhe biznese kanë kontribuar. Ai është nisur për në Itali ku dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Klevis Gjeluci ka rënë në koma prej datës 27 shtator, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor ndodhur në qytetin e Shkodrës. Familja e çoi në dy prej spitaleve më të mira në Shqipëri, por operacioni i ndërlikuar nuk mund të bëhej dhe 20 vjeçari duhet të dërgohej jashtë vendit.

Falenderimi i familjarëve, ditë më parë për shqiptarët

Po jetojme nje periudhe te veshtire, por besimin ne Zot e kemi te madh qe do ta kalojme kete sfide. Nuk gjej fjale per te shprehur falenderimet per secilin prej jush per kontributin dhe mbeshtetjen qe na keni dhene e po na jepni ne keto dite te veshtira. Sot nuk ndjehemi vetem!

Faleminderit per cdo ndihme te dhene monetare dhe emocionale ne kete beteje, ku jam i sigurt qe do dalim te fituar! Bekime ne familjet tuaja! Pafundsisht mirnjohes per te gjithe!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit