-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Faturat disa milionëshe të 29 mijë profesionistëve mbërritën në dyert e tyre

Kryesoret

Këshilltari Ekonomik në PD, Dorian Teliti ka akuzuar qeverinë socialiste të Edi Ramës, se me taksimin e profesioneve të lira kërkon të eliminojë shtresën e mesme. Teliti i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të pranojë kërkesat e opozitës për shfuqizimin e këtij ligji.

Është fakt i njohur se Shqipëria që prej vitit 2014 ka nivelin më të lartë të taksave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Është gjithashtu fakt, se këto taksa kanë qenë ndër arsyet kryesore të falimentimit të dhjetëra mijëra bizneseve, largimit të shumë sipërmarrësve të huaj dhe gjithashtu një ndër pengesat kryesore për thithjen e investimeve të huaja direkte.

Në vend që të bëjnë hapa pas nga këto politika të gabuara e ti shpallin luftë krimit të organizuar, klientelizmit dhe korrupsionit 100%, të denjë për rekordet Guinness, që po gërryen ekonominë e vret konkurrencën, Edi Rama dhe mazhoranca morën vendimin për një taksim të ri ndaj profesionistëve të lire.

Rama shkeli, jo për herë të parë, zotimin para shqiptarëve për taksim zero për çdo biznes të vogël deri në vitin 2029.

Faturat e kripura disa milionëshe të këtij tatimi ndaj 29 mijë profesionistëve, kanë mbërritur në dyert e tyre” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit