-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xi Jinping merr mandatin e tretë në krye të Kinës

Kryesoret

Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet.

Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë – përfshirë kryeministrin Li Keqiang – u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.

Kongresi i partisë kineze mbahet çdo pesë vjet.

Delegatët miratuan një deklaratë që u bën thirrje të gjithë anëtarëve të partisë të “mbajë Xi Jinpingun në pozicionin kyç të Komitetit Qendror të partisë dhe në krye të Partisë Komuniste si tërësi”.

Xi pritet që më 23 tetor të riemërohet si sekretar i përgjithshëm, pasi të takohet me anëtarët e rinj të komitetit partiak.

Kjo do t’i lejojë atij që të fitojë mandatin e tretë si president i Kinës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit