Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ju ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00 para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e të riut Lear Kurti.
Postimi:
Protestë kundër vrasësve me pushtet.
Sot në ora 18:00 të gjithë bashkë në një protestë masive për vdekjen Lear Kurtit nga Policia kriminale e Ramës dhe e Çuçit.
Kjo është një vrasje shtetërore ndaj ju bëj thirrje të gjithëve që të bëhemi bashkë në një protestë të fuqishme kundër bandës në pushtet.