-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO-Boçi publikon Lear Kurtin në shtratin e vdekjes: Dua t’ia përplas në surrat kryeministrit pashpirtësinë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi me anët të një statusi në facebook ka reaguar lidhur me rastin e të riut Lear kurti, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariat nga policia.

Boçi deklaroi se “si baba nuk e ndalon askush që foton e Kurtit nga spitali ta bëjë gjëmë, pankartë, thirrje, ulërimë për drejtësi”.

Por si baba, ama askush nuk më ndalon ta bëj këtë foto gjëmë, pankartë, thirrje, ulërimë për drejtësi!
Sepse si politikan duhet të mbaj grushtat të mbledhur fort, për t’i mos lëshuar mbi fajltorin, gulçin ta gëlltis në stomak si të ishte shije ekzotike e zemërimin ta kyc në shpirt.
Por si baba me forcën e revoltës mos më thoni asnjë fjalë!

Ai shtoi se “dëshiron t’ia përplasë në surrat kryeministrit pashpirtësinë e ligësinë që ka instaluar për jetën në vend”.

Dua t’ia përplas në surrat kryeministrit pashpirtësinë, ligësinë, urrejtjen që ka instaluar për JETËN në këtë vend të shndërruar në hapësirë boshe, ku ka vetëm ndërtesa të larta dhe aspak, lartësi gëzimi, entuziazmi, lartësi përulje ndaj njeriut, lartësim vlerash dhe virtytesh.
Dua ta vras heshtjen, apatinë, mpirjen, mospërfilljen e shoqërisë për të lindur aty revoltën e NJERIUT për jetën.
Për jetën si jetesë, jo për jetën si vdekje e ngadaltë që pret të përmbushë ditët e saj të hirta.

Gjithashtu deputeti i djathtë gjithashtu fton qytetarët ta vrasin politikisht Ramën.

Që ajo mos të mund të vrasë JETËN, qytetarin, fëmijët e të rinjtë tanë. Para kësaj foto ose mbyllni sytë dhe imagjinoni që nuk do ndodhë më, ose hapini mirë sytë e hajdeni t’i japin fund vrasjes duke e vrarë politikisht atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit