Kontrolle po kryhen edhe në Korçë! Ky është qyteti i dytë që Forcat Shqiponja, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe blutë e zonës po ushtrojnë kontrolle. Mësohet se si në Vlorë, ashtu edhe në Korçë po ndalohen për kontroll mjetet e dyshimta, luksoze e me xhama të zinj.
Nga ana tjetër, nuk përjashtohen as kontrollet në banesa apo biznese të personave me precedent penalë. Ende nuk dihet se kush po kërkohet nga këto kontrolle. Pritet të ketë informacion më të detajuar nga njoftimet zyrtare.