-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boris Johnson kërkon dëshpërimisht rikthimin

Kryesoret

Boris Johnson, ish-kryeministër i Britanisë se Madhe, kërkoi sot dëshpërimisht, më shumë deputetë konservatorë për të mbështetur ofertën e tij për rikthim.

Ai u përpoq të siguronte 100 nominimet e nevojshme për të hyrë në votim për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

Nominimet për lidershipin konservator mbyllen në orën 14:00 të hënën.

Për të hyrë në garë, kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë nga gjithsej 357.

Sipas analizës së britanikes “Financial Times”, bisedimet të shtunën në mbrëmje midis Johnson dhe Rishi Sunak, ish-ministër i Financave dhe kryesues në garë, nuk rezultuan në ndonjë “marrëveshje” midis dy pretendentëve.

Ndërsa shumë deputetë konservatorë do të dëshironin që Johnson të mbështeste Sunak për të siguruar një “kurorëzimin” të shpejtë, duke bashkuar partinë, ish-kryeministri ende beson se mund të rikthehet sërish.

Aleatët e Johnson-it pretendojnë se ai do të fitonte në një luftë kokë më kokë me Sunak nëse gara shkon në anëtarësimin e partisë konservatore dhe ish-kryeministri dëshiron që rivali i tij të kapitullojë.

Duke pasur parasysh se vetëm rreth 50 deputetë konservatorë kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Johnson, ekipi i Sunak nuk beson se ai i ka numrat.

Johnson u kërkoi mbështetësve të tij që të vazhdojnë kërkimin e deputetëve për ta mbështetur.

Jacob Rees-Mogg, sekretar biznesi dhe një tjetër mbështetës i ish-kryeministrit tha se ai ka folur me të dhe “është e qartë se ai do të qëndrojë në këmbë”.

“Ka një mbështetje të madhe”.

Penny Mordaunt, udhëheqësja e Dhomës së Komunave, gjithashtu ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e saj, por është shumë pas Sunak dhe Johnson.

Mordaunt këmbënguli se ajo do të siguronte gjithashtu 100 nominime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit