Siç ishte njoftuar ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti ku kërkohet dorëheqja e ministrit Bledi Çuçit.
Protestuesit kanë hedhur miell drejt policëve në shenjë solidariteti pasi në deklaratën e policë thuhet se i riu vdiq pasi gëlltiti qesen me kokainë.
“Nuk vet kokaina, mielli nuk të vret”, dëgjohet të thonë ata. “Qeveri e krimit, ju jeni vrasës, jep dorëheqjen”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.
Kujtojmë që qytetarët protestuan edhe ditën e premte.