Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një statusi në facebook ka paralajmëruar një protestë para ministrisë së Brendshme pasditen e sotme.
Berisha shkruan se protesta në kuadër të vdekjes së të riut Lear Kurti e cila sipas tij ka ndodhi për faj të policët e droguar të Ramës dhe nga krimineli i tyre me uniformë Ardi Veliu.
“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkruan Berisha.