Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Kurbin të Lezhës, përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë 6 persona janë plagosur.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca e Laçit dhe ka dërguar të plagosurit në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M.
Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.