Potesta e dytë për Lear Kurtin që vdiq në duart e efektivëve të policisë ka nisur. Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar përpara Ministrisë së Brendshme. Kjo godinë është rrethuar edhe nga efektivë të shumë policia.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë policinë e Shtetit për vdekjen e 32-vjeçarit.
Protesta e parë u zhvillua dy ditë më parë.
Një protestuesit tentoi të kalonte gardhin rrethues, për të vijuar drejt ministrisë së Brendshme. Disa nga qytetarët kanë hedhur domate drejt ministrisë.
“Duam drejtësi për Lrearin. Stop ekzekutimit të Shqiptarëve. Ju jeni vrasës.”, ishin disa nga thirrjet e protestuesëve.
“Aryesja që jam sot këtu është padrejtësia. Ju i patë vetë videot, ai ka qenë në komisariat. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”, tha njëri nga protestuesit.